E Diel, 1 Nëntor 2026

OKB-ja dënon sulmin sirian në Turqi, protesta antiluftë në Stamboll

SHBA- Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi ashpër sulmin sirian ndaj Turqisë në një qytet kufitar ku mbetën të vrarë pesë civilë.

Deklarata thotë se sulmi theksoi ndikimin e rëndë të krizës siriane për paqen dhe stabilitetin rajonal.

Në një draft të mëparshëm duke iu referuar paqes dhe sigurisë ndërkombëtare u bllokuar nga aleati i Sirisë Rusia.

Parlamenti i Turqisë autorizoi dje një veprim ushtarak brenda Sirisë, një lëvizje që shkaktoi protesta antiluftë. Megjithatë, kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se vendi i tij nuk ka ndërmend të fillojë një luftë me Sirinë.

Versioni përfundimtar i deklaratës tha se incidenti “theksoi ndikimin e rëndë që kriza në Siri ka në sigurinë e fqinjëve të saj dhe për paqen dhe stabilitetin rajonal”. Ai kërkoi që “këto shkelje të së drejtës ndërkombëtare të ndalen menjëherë dhe të mos përsëriten”.

Ajo i bëri thirrje qeverisë siriane të “respektojë plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial të fqinjëve të saj”, dhe i bëri thirrje për përmbajtje. I dërguari i Sirisë në OKB, Bashar Jaafari tha se qeveria e tij nuk kishte kërkuar përshkallëzimin e konfliktit me Turqinë.

Ai kritikoi heshtjen e Këshillit të Sigurimit për “sulmet vetëvrasëse terroriste që goditën qytetin e Aleppo” që vrau dhjetra sirianë në të njëjtën ditë me incidentet turke. Një diplomat i lartë tha se Këshilli i Sigurimit do të trajtojë këtë çështje të premten.

Sakaq demonstruesit në Stamboll thërrisnin: “Jo luftës! Duam paqe! Ne nuk do të jemi ushtarë imperialistë!”. Disa parulla kanë akuzuar për  Z. Erdogan të AKP-së se është një lolo e SHBA-ve.

Turqia ka qenë një kritike e presidentit sirian Bashar al-Asad qëkurse protestat antiqeveritare shpërthyen më shumë se një vit më parë. Ankaraja ka mbështetur haptazi kryengritjen e armatosur dhe bëri thirrje për t’i dhënë fund regjimit.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›