Salihi Duhet te fitojme patjeter me Luksemburgun

Luksemburgu përfaqëson për Shqipërinë, por edhe për pjesën dërmuese të kombëtareve europiane, një gjah të preferueshëm.
Menjëherë pas hedhjes së shortit për eliminatoret e Euro 2012, as trajneri Kuzhe, as futbollistët, as drejtuesit e FSHF-së dhe as tifozët më të moderuar, nuk kanë guxuar të mendojnë tjetër gjë, veç faktit se Shqipëria i ka të detyrueshme t’i marrë 6 pikë të plota në përballjen e dyfishë me këtë skuadër modeste. Deri tani me pak vështirësi gjysma e punës është realizuar.
Kuqezinjtë kanë fituar me rezultatin 1-0 takimin e parë të luajtur në shtëpi. Por tashmë ka ardhur koha për të kompletuar llogarinë. Dhe sonte në mbrëmje, në “Stade Josy Barthel” në Luksemburg, do të luhet akti KombëtarjaShëtitje dhe festë, ja si përgatitet skuadraShqipëria: Luksemburgu, sfida jonë Shqipëri-Francë, formacionet zyrtare i dytë i kësaj sfide mes dy përfaqësueseve. Çdo rezultat tjetër veç fitores do të ishte një dështim për djemtë e trajnerit Josip Kuzhe.
Prandaj, edhe pse përballë do të ketë një skuadër modeste dhe të lehtë në letër, impenjimi duhet të jetë maksimal për të shmangur ndonjë surprizë të pakëndshme, si ajo e Bjellorusisë, e cila u largua nga Luksemburgu vetëm me një barazim të hidhur. Pragndeshja e mbrëmjes së sotme është e mbushur plot besim dhe optimizëm në radhët e futbollistëve tanë, të cilët edhe pse u mundën 2-1 ndaj Francës, mundën të demonstrojnë se janë një ekip, i cili ndoshta nuk e kishte potencialin për të mposhtur Francën e yjeve, por që në Luksemburg mund të korrë frytet e parashikuara në letër. Në këtë vijë logjike është edhe sulmuesi i kuqezinjve, Hamdi Salihi, i cili ka theksuar se së bashku me shokët e skuadrës premton se sonte luhet për të marrë pikët e plota ndaj kundërshtarëve vendas. “Pas humbjes kundër Francës, tashmë na mbetet që të fitojmë ndeshjen ndaj Luksemburgut”, theksoi sulmuesi shkodran i Rapidit të Vjenës në kampionatin austriak. Në fakt, ndeshja me Francën, u pasua nga disa probleme në Kombëtaren tonë, që vijnë për shkak të mungesave të shumta në repartin e mbrojtjes (Cana e Dallku, të skualifikuar dhe Curri i dëmtuar) dhe në mesfushë (Lila, i skualifikuar dhe Bulku i dëmtuar). Megjithatë, sipas Salihit, këto mungesa të rëndësishme, nuk duhet të ndikojnë në ndryshimin e objektivit. “Jemi pa disa lojtarë titullarë, megjithatë ne duhet të rikuperohemi dhe marrim fitore ndaj Luksemburgut”, ka thënë Salihi. Ai shtoi gjithashtu në fund se Shqipëria do të mundohet që të grumbullojë sa më shumë pikë në këto eliminatore.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Shorti i Superligës shqiptare
Është hedhur shorti i sezonit 2011/2012 i shtyrë disa herë në këtë sezon për shkak të problemeve me statusin të klubeve shqiptare. Frikë ndaj fluturimeve, Guerrero humb miqësoren
Frika nga fluturimi me avion ka qenë aq e madhe sa Paolo Guerrero, sulmues i Hamburgut, nuk është bashkuar në fushë me skuadrën në miqësoren e luajtur të shtunën me Lucernën (2-2). Vrapuan pak, trajneri gjobit dy futbollistë
Gjobiten sepse janë vrapuar shumë pak në ndeshjen e fundit të kampionatit. Episodi ka ndodhur në Bundesliga, ku protagonsitë është trajneri i Wolfsburg, Felix Magath. Capello: Barcelona do të mundet një ditë
Fabio Capello, trajneri i përfaqësueses angleze, mendon se do të vijë dita kur ciklit të Barcelonës do të përfundojë. Brazil, Ronaldinho rikthehet në kombëtare
Ronaldinho është rikthyer në kombëtaren e Brazilit nga trajneri Mano Menezes për të luajtur miqësoren e sotme ndaj Ganës.
Lajmet kryesore
Greva, ACR tërhiqet
Drejtuesit e sindikatave: Dërguan letër, duan marrëveshje
Spahiu: Po plotësohet rekomandimi i Athinës
Kabllogramet, “drejtësia të hetojë”
Zjarre në Berat e Elbasan
CEZ, kundër ERE-s për kontratën e re