E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shetitje dhe feste ja si pergatitet skuadra


Përfaqësuesja shqiptare i ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen me Luksemburgun në një atmosferë të qetë. Kuqezinjtë imituan Francën (që qëndrimin në Tiranë e shfrytëzoi për vizita turistike), duke bërë shëtitje në Luksemburg.

Kjo pasi stafi teknik ka menduar të ulë ngarkesën psikologjike pas humbjes 2-1 të së premtes, por edhe për të çlodhur lojtarët, pas lodhjes në këtë start të sezonit. Shqipëria ka zhvilluar vetëm një seancë stërvitore në stadiumin “Josi Barthel” për t’u njohur me terrenin.

Ndërkohë, në mbrëmje, skuadra kuqezi ka gjetur edhe rastin të festojë 26-vjetorin e lindjes së mbrojtësit Kristi Vangjeli. Interesant është fakti se edhe ditëlindjen e kaluar, mbrojtësi e kishte festuar në grumbullimin me Kombëtaren, pikërisht për ndeshjen me Luksemburgun.

Shqipërisë i duhet të bëjë në këtë ndeshje pa pesë lojtarë, Andi Lila, Lorik KombëtarjaSalihi: Duhet të fitojmë patjetër me LuksemburgunShqipëria: Luksemburgu, sfida jonë Shqipëri-Francë, formacionet zyrtare Cana dhe Armend Dallku që janëtë skualifikuar dhe Debatik Curri e Ervin Bulku të dëmtuar. Me mbrojtjen e përgjysmuar, trajneri Kuzhe do të spostojë Kristi Vangjelin në krahun e djathtë, Franc Veliu do të luajë titullar në qendër të mbrojtjes përkrah Admir Telit, ndërsa Ansi Agolli është sprapsur në repartin difensiv. “Jemi të motivuar për ta fituar këtë ndeshje, pasi nuk duhet t’i dhurojmë asgjë Luksemburgut. I shqetësuar për mungesat në mbrojtje? Do të bëjmë më të mirën në këtë repart me lojtarët që kemi në dispozicion, natyrisht që mungesa e kaq shumë lojtarëve nuk është e mirë, por ne kemi besim te futbollistët që kemi në dispozicion. Vangjelimund të luajë në të djathtë, Agolli është një lojtar që mund të luajë fare mirë në mbrojtje, ndërsa ky është shansi i Veliut”, tha trajneri i kuqezinjve, Kuzhe.

Nëmesfushë do të luajnë “veteranët” Skela, Lala dhe Duro, me të rinjtë Hyka, Bakaj apo Lika që presin shansin e tyre në stol. mes rezervave do të qëndrojë edhe sulmuesi Ahmed Januzi, një prej lojtarëve më në formë në repartin ofensiv. Tekniku kroat ka zgjedhur të luajë me treshen sulmuese Salihi-Bogdani-Kapllani. Ai e ka argumentuar këtë vendim, duke pohuar: “Në sulm përkrah Salihit dhe Bogdanit, titullar do të luajë Kapllani, pasi mendoj se ai është një lojtar më i rrezikshëm brenda zonës. I kam parë të gjitha ndeshjet e Luksemburgut dhe mund të them se ata kanë një mbrojtje mjaft të mirë. Për këtë arsye duhet të shfrytëzojmë të gjitha shanset që na krijohen dhe të mundohemi të zhbllokojmë sa më shpejt rezultatin”.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Shorti i Superligës shqiptare
Është hedhur shorti i sezonit 2011/2012 i shtyrë disa herë në këtë sezon për shkak të problemeve me statusin të klubeve shqiptare. Frikë ndaj fluturimeve, Guerrero humb miqësoren
Frika nga fluturimi me avion ka qenë aq e madhe sa Paolo Guerrero, sulmues i Hamburgut, nuk është bashkuar në fushë me skuadrën në miqësoren e luajtur të shtunën me Lucernën (2-2). Vrapuan pak, trajneri gjobit dy futbollistë
Gjobiten sepse janë vrapuar shumë pak në ndeshjen e fundit të kampionatit. Episodi ka ndodhur në Bundesliga, ku protagonsitë është trajneri i Wolfsburg, Felix Magath. Capello: Barcelona do të mundet një ditë
Fabio Capello, trajneri i përfaqësueses angleze, mendon se do të vijë dita kur ciklit të Barcelonës do të përfundojë. Brazil, Ronaldinho rikthehet në kombëtare
Ronaldinho është rikthyer në kombëtaren e Brazilit nga trajneri Mano Menezes për të luajtur miqësoren e sotme ndaj Ganës.

Lajmet kryesore

Greva, ACR tërhiqet
Drejtuesit e sindikatave: Dërguan letër, duan marrëveshje
Spahiu: Po plotësohet rekomandimi i Athinës
Kabllogramet, “drejtësia të hetojë”
Zjarre në Berat e Elbasan
CEZ, kundër ERE-s për kontratën e re

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›