OKB kërkon hetime pas sulmeve izraelite në Gaza
Uashington - Komisionerja e Lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Navi Pillay, ka bërë thirrje për kryerjen e një hetimi të pavarur mbi çdo shkelje të ligjit ndërkombëtar gjatë konfliktit në Gazë. OKB-ja ka shprehur shqetësim të veçantë lidhur me një sulm izraelit gjatë kësaj jave, ku u vranë rreth 30 vetë.
Duke folur për për BBC-në, zëvëndes shefja e Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare, Allegra Pacheco dha më shumë hollësi liudhur me informacionet që kishte organizata e saj. "Ne kemi marrë njoftime nga dëshmitarë okularë se ditën e djelë 100 vetë u evakuuan nga shtëpitë e tyre dhe u çuan në lagjen Setun në jug të Gazës."
"Një ditë më vonë kjo ndërtesë u bombardua dhe të paktën 30 vdiqën, sipas këtyre dëshmitarëve okularë shumë të tjerë u plagosën. "Ambulancat nuk u lejuan në këtë zonë deri ditën e djeshme, kur u evakuuan të plagosur të tjerë dhe u gjetën disa kufoma", tha zonja Pacheco.
Izraeli i mohoi këto njoftime. Një zëdhënës i ministrisë së jashtme tha se asnjë ushtar izraelit nuk kishte qënë në atë zonë në ditën kur ndodhi incidenti që supozohet se ka ndodhur.