E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama përfundon emërimet për ekipin e sigurisë kombëtare

Uashington - Presidenti i zgjedhur Barak Obama përfundoi dje emërimet për ekipin e sigurisë kombëtare dhe bëri publike emrat e shefave të departamenteve të zbulimit. Zoti Obama përzgjodhi Drejtorin e CIA-s dhe Shefin e Zbulimit Kombëtar nga qarqe jashtë kësaj organizate. Përzgjedhjet e zotit Obama kanë përvojë të gjatë në çështje politike dhe ushtarake por nuk kanë përvojë pune në fushën e zbulimit.

Kanë përfunduar dje emërimet për ekipin e sigurisë kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Presidenti Barak Obama ka përzgjedhur Drejtorin e CIA-s dhe Shefin e Zbulimit Kombëtar nga qarqe jashtë kësaj organizate. Ai emëroi admiralin në pension Denis Blair si Drejtor të Zbulimit Kombëtar si dhe zgjodhi ish Shefin e Kabinetit në Shtëpinë e Bardhë Leon Paneta si kreun e ri të CIAs. Sipas shefit të Shtëpisë së Bardhë, karakteri dhe aftësitë e dy të përzgjedhurve i bëjnë ata kandidatë të denjë për këto poste.

Ndërkohë, asnjë nga dy drejtuesit e përzgjedhur nuk ka përvojë në çështjet e zbulimit. Zgjedhja e zotit Paneta si shef i CIAs habiti disa dhe u përfol shumë nga shtypi kur u mor vesh lajmi. Por, disi çuditshëm, asnjë nga gazetarët nuk e ngriti çështjen e përvojës në konferencën për shtyp gjatë së cilës zoti Obama njoftoi zgjedhjet e tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›