E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB kritikon zgjedhjet ne Birmani

Nje komitet i OKB-se per te drejtat e njeriut ka denuar zgjedhjet e fundit ne Birmani duke deklaruar se ato nuk ishin as te lira e as te ndershme.

Komiteti eshte shprehur se i vjen shume keq qe junta ushtarake nuk ndermori hapat e duhur qe zgjedhjet te ishin transparente dhe gjitheperfshirese.

Por Kina ka dale ne mbrojtje te regjimit duke theksuar se hedhja e fajit ne njeren ane nuk do te sjelle permiresimin e te drejtave te njeriut ne Birmani.

Liderja pro-demokratike Aung San Suu Kyi nuk u lirua nga arresti i shtepise para zhvillimit te zgjedhjeve por vetem pas tyre.

Ajo u beri thirrje mbeshtetesve te saj qe te bojkotonin procesin por pas lirimit u shpreh e gatshme te takohet me liderin e vendit gjeneralin Than Shwe.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›