E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama Te miratohet traktati i ri

Presidenti amerikan Barack Obama ka bere thirrje per ratifikimin e nje traktati te ri per armet berthamore me Rusine duke e cilesuar ate si nje ceshtje thelbesore per sigurine kombetare.

Traktati do te reduktoje arsenalet berthamore te dy vendeve dhe do tu lejoje atyre te inspektojne pajisjet e njera-tjetres.

Obama eshte shprehur optimist se traktati do te miratohet me sukses. Apeli i tij vjen nje dite pasi sekretarja e Shtetit Hillary Clinton i beri thirrje Kongresit qe ta ratifikoje ate.

Me nje levizje per te influencuar tek anetaret e Senatit amerikan Obama e beri njoftimin e tij per Traktatin e Reduktimit te Armeve Strategjike gjate nje takimi me ish-sekretaret e Shtetit dhe te Mbrojtjes nga te dyja partite politike.

Nuk ka prioritet me te rendesishem per sigurine kombetare ne sesionin e Kongresit deklaroi Obama duke iu referuar kohes mes zgjedhjeve te nentorit dhe janarit kur fillon sesioni i Kongresit te ri.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›