E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gruevski Athina edhe me radikale

Bisedimet Athine-Shkup jane ndermjetesuar nga z.Nimetz . Udheheqesit me te larte maqedonas kane bere deklarata direkte ndaj Greqise te cilet sugjerojne se ceshtja e emrit eshte mjafte i veshtire per tu zgjidhur se shpejti.
Qeveria e meparshme e Greqise e drejtuar nga Kostas Karamanlis konsiderohej nga shumica ne Maqedoni me e ngurte persa i perket ceshtjes se emrit. Pas ndryshimit te qeverise ne Athine dhe ardhjes ne krye te Jorgos Papandreut filluan komunikime direkte mes zyrtareve me te larte te dy shteteve fqinje.

Kjo gje u pa si nje mundesi e mire qe Athina dhe Shkupi te arrinin nje kompromis per ceshtjen e emrit. Por sic duket takimet direkte nuk kane sjelle ndonje rezultat.
Kryeministri Nikolla Gruevski deklaroi se ne fakt qeveria aktuale greke eshte me radikale se ajo e kaluara.Me pare edhe presidenti Gjorge Ivanov nga selia e OKB-se ne New York akuzoi shtetin fqinj per moszhvillimin ekonomik te vendit te tij. Keto deklarata vijne pikerisht ne nje periudhe kur pritej qe palet te tregonin gatishmeri per kompromis.
Perfaqesues te huaj kishin sugjeruar se komunikimet direkte si dhe aspiratat e Maqedonise per anetaresim ne NATO dhe BE mund te ndikonin qe ceshtja te zgjidhej tani. Pala greke nderkohe eshte shprehur se eshte angazhuar te punohet per tejkalimin e dallimeve. Por ajo perserit edhe qendrimin e saj nje emer te ri per Maqedonine qe do te kishte edhe nje shtese gjeografike dhe qe do te perdorej ne te gjitha nivelet.
Qendrimet e fundit te zyrtareve te larte ne Shkup me shume se sa qendrime te forta sa i perket pozicioneve te Maqedonise kane shkaktuar reagim per shkak te sulmeve ndaj qeverise greke. Vezhgues te tjere thone se keto levizje ne fakt po paralajmerojne nje vjeshte te veshtire edhe ne fusha te tjera kryesisht ne ekonomi dhe qeverise ne Shkup do ti duhet nje alibi. Nga ana tjeter qendrimet e ngurta kur pritej ne fakt nje kompromis do te sjellin edhe lekundje politike. Pa zgjidhur ceshtjen e emrit Maqedonia nuk mund te beje perpara ne rrugen e integrimeve cka per subjektet shqiptare dhe opoziten maqedonase eshte dicka e papranueshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›