E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB, nisin diskutimet per nismen e Serbise

Ne Asamblen e Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara, qe ka nisur punimet ne keto momente, po diskutohet per rezoluten e Serbise per te cuar ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise ceshtjen e pavaresise se Kosoves.

Ne fjalen e tij, ministri i Jashtem serb, Vuk Jeremic ka mbrojtur nismen e shtetit te tij dhe u ka kerkuar perfaqesuesve te vendeve anetare qe ta miratojne ate.

Por nisma ne fjale eshte kundershtuar nga ambasadori britanik ne OKB, i cili ka theksuar se Kosova eshte e pavarur dhe se nuk ka kthim pas. Te njejtin qendrim ka mbajtur edhe perfaqesuesi i Turqise, i cili ka theksuar se nisma serbe nuk ndihmon stabilitetin ne Ballkan.

Ndersa ambasadori amerikan ka kujtuar se Kosova ka qene nje viktime e genocidit serb dhe se tani meriton te renditet perkrah shteteve te pavarura.

Nese miratohet, nisma serbe do te kthehet ne rezolute, e cila me pas do te dergohet ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise, e cila do te jape mendimin e saj mbi legjitimitetin e pavaresise se Kosoves.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›