Sejdiu, leter OKB-se: Mos miratoni nismen serbe

Ne letren qe mban daten 24 shtator, Sejdiu argumenton se shpallja e pavaresise ne menyre paqesore u arrit pas nje periudhe te gjate te administrimit nga OKB-ja dhe nje konsultimi te ngushte me komunitetin nderkombetar.
Kosova aktualisht njihet nga 48 shtete, perfshire edhe Portugaline anetari i 22-te i Bashkimit Europian. Duke iu referuar ketij fakti, presidenti i Kosoves e quan te pakthyeshme pavaresine e Kosoves.
Ceshtjet e shtetesise dhe te njohjes, argumenton Sejdiu, jane plotesisht politike dhe te rezervuara per udheheqesit politike. Per me teper, une kam besim qe Gjygji do te jape opinion te favorshem nese nje gje e tille kerkohet, por kam frike – thote Sejdiu- se kjo kerkese do te zvarrise procesin dhe do te krijonte paqartesi ne zhvillimin.
Kjo do ta ngadalesonte ritmin e njohjeve, do te pengonte anetaresimin ne institucionet nderkombetare financiare-nenvizon presidentit i Kosoves- dhe do te pengonte tregtine e lire dhe mundesine e investimeve ne ekonomine tone ne zhvillim.
Me gjithe respektin per fqinjet tane -shkruan Sejdiu- kjo do te shtyje me tutje procesin e njohjes dhe pajtimit qe duhet te ndodhe mes qeverive dhe popujve te te dyja shteteve. Ai e perfundon kete leter duket kerkuar te mos votohet kerkesa e paraqitur nga qeveria e Serbise.