Vendimi i OKB, reagon Prishtina zyrtare

Prishtina zyrtare ka reaguar menjehere pas miratimit te nismes serbe ne OKB. Per kreun e shtetit te kosoves, Fatmir Sejdiu, pavaresia mbetet dicka e pakthyeshme.
Sejdiu ka shprehur keqardhjen per vendimin e OKB-se, por ka siguruar se Kosova sheh perpara ne zhvillimin dhe integrimin e saj si shtet i pavarur ne institucionet nderkombetare.
“Ne dhe perkrahesit e shumte nderkombetare kemi thene se pavaresia e Kosoves eshte zgjidhur dhe eshte e pakthyeshme. Ky vendim nuk do t’i minoje perpjekjet per vendosjen e stabilitetit ne rajon”, ka pohuar Sejdiu.
Ndersa kryeministri Hashim Thaci ka deklaruar se pavaresisht vendimit, njohjet e shtetit te Kosoves nuk do te mungojne. “Njohjet do te vazhdojne pavaresisht vendimit te OKB-se. Edhe vete Serbia do te befasohet nga keto njohje”, ka theksuar Thaci.