E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB planvotimi i rezolutes mbi Sirine

Këshilli i Sigurimit në OKB, ka hartuar një projekt-rezolutë për dërgimin e 300 vëzhguesve ndërkombëtarë në Siri, duke marrë në konsideratë dy versione.

Projekti rus do të shihte dërgimin e vëzhguesve menjëherë, por Britania, Franca dhe Gjermania duan të presin deri sa Siria të tërheqë trupat dhe armët nga qendrat e populluara.

Një pjesë e vogël të vëzhguesve kanë mbërritur tashmë në Siri, për të monitoruar armëpushimin e brishtë. Këshilli i Sigurimit do të mblidhet për të votuar mbi rezolutën gjatë së shtunës.

Megjithëse dhuna në përgjithësi ka rënë, shkelje të panumërta të armëpushimit tashmë janë raportuar SiriaClinton: Embargo SirisëMonitoruesit e OKB-së në SiriSiri, mbi 200 viktima që nga “armëpushimi” nga aktivistët dhe reporterët në terren.

Sipas agjencisë së lajmeve “Reuters”, së paku 23 vetë u vranë të premten, 10 prej tyre nga një bombë që kishte për shënjestër forcat e sigurisë dhe shumica e të tjerëve nga bombardimi i ushtrisë në qytetin e Homsit.
Siria
Clinton: Embargo Sirisë
Monitoruesit e OKB-së në Siri
Siri, mbi 200 viktima që nga “armëpushimi”

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›