E Diel, 1 Nëntor 2026

OKB refuzon Serbinë, Jeremiç: E drejta jonë, të na dëgjojë

Në orët e para të mëngjesit të sotëm përfundoi seanca e jashtëzakonshme e KS të OKB-së për Kosovën. Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura, ndërsa i pari që ka folur para gazetarëve ka qenë ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç.

Ai ka thënë se veprimet e njëanshme në veri nuk po e destabilizojnë vetëm atë pjesë, por tërë rajonin. “Nuk mund ta kuptojmë veprimin e disa grupeve militante të ashtuquajtura Rosu. Kush e urdhëroi. A dinin ndërkombëtarët për invazionin në veri. Pse EULEX-i i la serbët lokalë pa mbrojtje”, ka shtruar një sërë pyetjesh Jeremiç para gazetarëve. Ai ka thënë se Serbia nuk do të lejoj të lëndohet, ndërsa e ka quajtur të pakuptimitë vazhdimin e bisedimeve.

Këshilli i Sigurimit, i Kombeve të Bashkuara ka refuzuar thirrjet e Serbisë për një takim të veçantë të Këshillit, ku do të diskutoheshin tensionet në rritje në mes të Kosovës dhe Serbisë.
 

Ambasadori gjerman, Peter Viting, i cili mban presidencën e radhës së Këshillit të Sigurimit, tha se Bashkimi Evropian ishte organi i përshtatshëm për trajtimin e valës aktuale të dhunës në Kosovë.
Pas takimit të Jeremiçit me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-mun, zyra e këtij të fundit lëshoi një deklaratë, në të cilën thuhet se kreu i Kombeve të Bashkuara ka shprehur shqetësimin e tij me veprimin e papritur, që çoi në përkeqësimin e situatës në veri të Kosovës, si dhe ka mirëpritur thirrjen e presidentit serb, Boris Tadiç, për qetësi dhe mesazhin se vendi i tij mbetet i angazhuar në zgjidhjen e problemeve ekzistuese mes Beogradit dhe Prishtinës përmes dialogut.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›