Burg me 5 yje për Breivik

Nga Express më 28 korrik 2011 në ora 20:43
Anders Behring Breivik, autori norvegjez i masakrës ku gjetën vdekjen 76 persona në Oslo dhe në ishullin e Utoyas, do të kalojë të paktën 20 vitet e ardhshme të jetës së tij në burg.
Por, qëndrimi i mbyllur nuk duket se do të jetë aq traumatik sa pritet. Me shumë mundësi Breivik do të mbyllet në një burg model në Halden, i konsideruar si burgu më “human” në botë.
Struktura ka palestër, kuzhinë ku të burgosurit mund të mësojnë të bëhen shefa kuzhine dhe një sallë muzike.
Qelitë janë shumë komode: të arreduara me mobilje moderne, ajër të kondicionuar, televizor me ekran të sheshtë, dvd dhe minibar.
Dhe një detaj tjetër i veçantë: rojet e burgut qarkullojnë të paarmatosur. /tch/