OKB shpreh shqetësimin për dhunën në Siri
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon, i ka shprehur shqetësimin presidentit të Sirisë, Bashar al-Asad, për ndërhyrjen e forcave të sigurisë kundër protestuesve në Siri.
Në bisedë telefonike me presidentin e Sirisë Ban Ki-Mooun, veçanërisht është shprehur i shqetësuar për raportet të cilat paraqesin 17 persona të vrarë në qytetin Dara dhe 10 të tjerë në fshatrat përreth, gjatë protestave të së premtes kundër regjimit në Siri.
Sipas aktivistëve, dje, forcat e sigurisë së Sirisë kishin hapur zjarr kundër protestuesve në Dara, ndërsa masa e madhe e njerëzve po i varros të vrarët nga gjakderdhja e së premtes. Nga këto të shtëna janë plagosur dy persona.