E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italia kërkon solidaritet evropian për refugjatët

Kryeministri italian Silvio Berlusconi u bëri sërish thirrje partnerëve të BE-së, që përballë valës së refugjatëve të tregojnë solidaritet me vendin e tij.
 

“Duhet të ketë një zgjidhje evropiane, sepse nuk bëhet fjalë për një problem italian por evropian, tha Berlusconi gjatë një vizite në ishullin Lampeduza, vendi kryesor i hyrjes së refugjatëve nga Afrika Veriore.
 

Që prej rrëzimit të presidentit tunizian në janar, sipas të dhënave të qeverisë në Romë në Itali kanë mbërritur rreth 25.000 refugjatë.
 

Vetëm pak ditë më parë, 200 emigrantë ranë në det gjatë orëve të mbrëmjes duke u gdhirë e mërkura, në kohën kur po kryhej operacioni i shpëtimit nga njësitë e rojes bregdetare.

Për momentin në ishull ndodhen rreth 1500 ekstrakomunitarë, ndër të cilët 172 janë minorenë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›