E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB sot vendos ndërmjet Jeremiçit dhe Çekulisit

Vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara do të vendosin sot në Nju Jork për presidentin e ardhshëm të Asamblesë së Përgjithshme.

Dy kandidatët në garë janë shefi i diplomacisë serbe, Vuk Jeremiç, dhe ambasadori i Lituanisë në OKB, Dalijus Çekulis.

Votimi do të jetë i fshehtë, ndërsa fitues do të jetë kandidati që siguron shumicën e thjeshtë të votave.

Kryesimi i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për këtë mandat do të nisë nga shtatori i këtij viti, për të përfunduar në shtator të vitit të ardhshëm.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›