E Diel, 1 Nëntor 2026

Zona Shengen, shtohen shanset për rikthimin e kontrolleve kufitare

Vendet e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të rivendosin përkohësisht kontrollet kufitare brenda zonës së Shengenit, në rast të rritjes së numrit të emigrantëve të paligjshëm.

Zyrtarë të Danimarkës, e cila aktualisht mban presidencën e BE-së, kanë thënë se ministrat e punëve të brendshme të bllokut janë pajtuar njëzëri me vendimin.

Komisionarja për punë të brendshme e BE-së, Sesilia Malmstrom, e cila ka kundërshtuar një gjë të tillë, ka thënë se është “e zhgënjyer”.

Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Sulc, e ka cilësuar vendimin e BE-së si kundërproduktiv dhe ka premtuar se do ta luftojë atë.

Marrëveshja mundëson që vendet e BE-së të rikthejnë kontrollet kufitare deri në një vit, në rast të “rrethanave të jashtëzakonshme.

Këto të fundit përfshijnë problemet që kanë të bëjnë me migracionin ilegal.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›