E Shtunë, 31 Tetor 2026

Filipini: Zgjedhjet e lira dhe të rregullta janë të rëndësishme

Ambasadorja holandeze në Shkup, Simone Filipini deklaroi se për Maqedoninë të rëndësishme janë zgjedhjet e lira dhe të rregullta.
 

“Partitë duhet vetë të vendosin se a do të marrin pjesë në zgjedhje ose jo, por nëse do të ketë zgjedhje për Maqedoninë, e rëndësishme është që të ketë zgjedhje të rregullta dhe të lira. Kështu theksoi ambasadorja Filipini, e pyetur lidhur me zërat e fundit për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe kushtëzimet e partive, kryesisht nga opozita.
 

Lidhur me pjesëmarrjen në incidentin e fundit në Kala të kreut të Lëvizjes “ZGJOHU!”, Artan Grubi, i punësuar në ambasadën Holandeze si këshilltar politik, ambasadorja Filipini theksoi se rasti duhet fillimisht të hetohet, para se sipas saj, të ndërmerren vendime.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›