E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB zgjedh anetaret jo te perhershem te Keshillit te Sigurimit

Asambleja e pergjithshme e Kombeve te Bashkuara do te zgjedhe sot pese nga dhjete anetaret jo te perhershem te Keshillit te Sigurimit per vitin 2011 dhe 2012. Dy vende jane rezervuar per shtetet perendimore. Si favorite diplomatet vleresojne Gjermanine.

Konkurruesit e tjere jane Kanadaja dhe Portugalia. Ministri i jashtem gjerman Guido Westerwelle prej disa ditesh po perpiqet ne Nju Jork te fitoje vota ne rrethin e 192 shteteve anetare te OKB-se.

Pak para marrjes se vendimit nga Asambleja Westerwelle u shpreh optimist per nje arritje te tille. Ne votime hyjme me respekt por edhe me optimizem tha Westerwelle per gazeten Bild.

Dy vjet ne Keshillin e Sigurimit jane nje shans i madh per te bere me shume per paqen dhe carmatimin shtoi ministri i Jashtem gjerman. Gjermania eshte kontribuesi i trete me i madh i Kombeve te Bashkuara.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›