E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni Cervenkovski nis betejen kunder Gruevskit

Partite e opozites ne Maqedoni te udhehequra nga LSDM-ja kane zhvilluar mbremjen e djeshme ne Prilep nje proteste kunder qeverise aktuale.

Kreu i LSDM-se Branko Cervenkovski ka deklaruar gjate protestes se ajo behet per te sfiduar kryeministrin Gruevski dhe patriotizmin e tij te rreme.

Historine po e falsifikoni realitetin tone po e shkaterroni ndersa te ardhmen po e varrosni i eshte drejtuar Cervenkovski Gruevskit.

Sipas tij qeveria aktuale jo vetem qe nuk po e lufton krimin e organizuar por perkundrazi po behet bartese e tij. Ish-presidenti i Maqedonise ka shtuar me tej se nuk do ta ndale betejen per te sfiduar kryeministrin aktual.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›