E Diel, 1 Nëntor 2026

Klinton ben thirrje per reforma ne Bosnje

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton u ka bere thirrje te gjitha paleve ne Bosnje qe te perqafojne reformat e nevojshme politike te nevojshme per anetaresim e vendit ne Bashkimin Evropian dhe ne NATO.

Ne nje takim me studentet e universitetit te Sarajeves Klinton theksoi se ata do te duhej ti shtyjne udheheqesit e tyre qe te perqafojne nje shoqeri te vertete shumeetnike dhe u zotua per mbeshtetjen e Shteteve te Bashkuara drejt ketij synimi.

Me heret Klinton i ftoi udheheqesit e vendit qe te bejne prioritet anetaresimin ne BE. Me viziten ne Bosnje Klinton e filloi turneun tre ditor ballkanik.

Nga Sarajeva Klinton udheton ne Beograd ku me lideret serbe do te bisedoje edhe rreth Kosoves. Te merkuren zonja Klinton e permbyll turneun ballkanik me viziten ne Kosove.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›