OKB:Fëmijët në Siri përdoren si "mburojë"

Kombet e Bashkuara e kanë vendosur regjimin e presidentit sirian Bashar al-Asad në listën e qeverive që rekrutojnë, vrasin dhe torturojnë fëmijët në konfliktet e armatosura.
Një raport i ri i OKB-së tha se sirianët jo më të mëdhenj se nëntë vjeç janë vrarë e gjymtuar, janë arrestuar e ndaluar në mënyrë arbitrare, dhe kanë qenë viktima të torturës e dhunës seksuale.
Raporti bazohet në intervistat e vëzhguesve të OKB-së më fëmijët dhe ish ushtarët në Siri.
Në të thuhet se fëmijët janë vendosur në tankset ushtarake të Sirisë për t`u përdorur si mburojë në betejat kundër forcave opozitare.
Në raport thuhet se fëmijët me plagë kanë përshkruar forma të ndryshme të torturave.
Raporti kritikoi forcat opozitare se po i përdorin fëmijët që të transportojnë ujë dhe pajisje mjekësore në vendet ku po zhvillohen betejat.