E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hejg krahason sërish Sirinë me Bosnjen

Sekretari i Jashtëm i Britanisë, Uilljam Hejg sërish e ka karahasuar konfliktin në Siri me atë të Bosnjes së vitit 90, ndërsa ka bërë thirrje për zgjidhje sa më të shpejtë.

"Kjo të kujton Bosnjën e vitit 90. Të gjitha përpjekjet tona janë duke shkuar në mbështetjen e një tranzicioni paqësor në Siri dhe drejt një zgjidhje paqësore, sepse çdo zgjidhje e dhunshme do të përfshijë në mënyrë të qartë shumë më shumë vdekje dhe vështirësi më të mëdha për popullin sirian,” ka thënë Hejg në një konferencë për gazetarë në Islamabad.

Gjithashtu, i dërguari ndërkombëtar për krizën në Siri, Kofi Anan ka thënë se është “thellë i shqetësuar” për gjendjen në Siri, pas raporteve për vrasjet e reja nga ana e forcave qeveritare në qytete të ndryshme të Sirisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›