Kryeministri i Kosovës Thaçi viziton Hungarinë

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka udhëtuar sot për një vizitë zyrtare në Republikën e Hungarisë.
Kryeministri Thaçi do të pritet nga homologu i tij, kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, si dhe do të zhvillojë takime edhe me zyrtarë tjerë shtetërorë të Hungarisë.
Kryeministri Thaçi dhe kryeministri Orban do të mbjanë edhe nga një fjalim në Forumin Ekonomik, që organizohet në Budapest nga Qeveria e Kosovës.