E Diel, 1 Nëntor 2026

OKB:Irani po ekzekuton fshehurazi qindra të burgosur

Sipas një raporti të ri të OKB-së, regjimi autoritar i Iranit fshehurazi, është duke ekzekutuar qindra të burgosur.

Ekzekutimet misterioze në burgun Vakilabad, në Mashhad të Iranit lindor, u vunë në pah në një raport të përpiluar nga Ahmed Shahid, reporteri special i OKB-së për gjendjen e të drejtave të njeriut në Iran.

Shahid, i cili mori këtë mandat më 1 gusht, e ka treguar këtë në një raport të përkohshëm ku shprehen tendencat më të fundit në situatën e të drejtave të njeriut në Iran.

Sipas, Human Rights Watch, numri i ekzekutimeve në Iran në vitin 2010 është 388, ndërkohë që Amnesty International thekson se të ekzekutuarit kapin shifrën prej 252 persona.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›