E Diel, 1 Nëntor 2026

Liri për një ushtar izraelit dhe 477 të burgosur palestinezë

Sipas këtyre burimeve, Gilad Shalit është transferuar në Egjipt ku një oficer izraelit do të vijë për të verifikuar nëse ai është mirë me shëndet përpara se të transferohet në territorin izraelit.

Lirimi i ushtarit është bërë pas një marrëveshje midis Izraelit dhe Hamasit për të liruar 1 mijë të burgosur palestinezë që mbahen në mënyrë të padrejtë në burgjet izraelite. Gjatë ditës së sotme, pritet të lirohet 477 të burgosur nga Palestina, ndërsa pjesa tjetër do të lirohet gjatë këtij muaji dhe muajin e ardhshëm.

Ushtari nga Izraeli ka zhvilluar fillimisht një bisedë telefonike me familjen e tij dhe më pas është dërguar në spital për një vizitë të shkurtër mjekësore.

Siç njofton BBC-ja, ushtari do të transferohet me helikopter në drejtim të Izraelit, në qytetin Kerem Shalom e më pas drejt vendlindjes së tij, ku do t’i bashkohet familjes. Ndërkohë në Gaza, Hamasi ka përgatitur një pritje prej heroi për 295 të burgosurit e liruar. Ministri i Brendshëm Hamasit për Gazën u ka kërkuar banorëve të "përmbahen nga përdorimi i armëve dhe municioneve për të shprehur gëzimin e tyre". /Start/

                                                                                             2011-10-18 09:10
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›