OMONIA: Vllehët e Korçës të regjistrohen me identitet grek
Organizata e minoritetit grek OMONIA, ka reaguar ditën e sotme në Korçë për regjistrimin e popullsisë në vend. OMONIA kërkon që vllehët të regjistrohen me identitet grekë, pasi sipas kësaj organizate, në Korçë ka shumë vllehë me origjinë helene.Poashtu, OMONIA ka bërë thirrje që vllehët të mos mashtrohen.
Regjistrimi i popullsisë në vend, do të zgjasë 30 ditë dhe do të zhvillohet përgjatë gjithë muajit tetor në mbarë vendin. Për regjistrimin do të angazhohen mijëra anketues dhe përgjigjet në formular janë detyrim ligjor.