E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi uron besimtarët myslimanë për festën e Bajramit

Presidenti Bamir Topi, nëpërmjet një mesazhi ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë për Festën e shenjtë të Fiter Bajramit.
“Në këto momente të gëzueshme e të lumtura për të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë kudo ndodhen, shpreh urimet e mia më të ngrohta e të përzemërta për ju dhe familjet tuaja që kjo ditë e bekuar t`ju gjejë në harmoni, paqe e mirëkuptim me njëri-tjetrin, plot shëndet e mbarësi për të gjithë të afërmit e të dashurit tuaj! Një mendim i veçantë në këtë ditë të shenjtë vlen të jetë edhe për të gjithë ata që sot ndiejnë nevojën për solidaritet, dhembshuri e respekt njerëzor për vështirësitë, me të cilat i ka përballur jeta, thuhet në mesazhin e urimit.

Ndër të tjera presidenti Topi nënvizon se besimi dhe ndjenja e mirëkuptimit, tolerancës dhe harmonisë njerëzore janë mesazhet e shpresës që të gjithë besimtarët mund të përcjellim në këtë ditë të shënuar në kalendarin islam. Gëzuar Festën e Fiter Bajramit! Zoti pastë pranuar agjërimin dhe veprën tuaj!, mbyllet mesazhi i urimit të Kreut të Shtetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›