OMONIA mbështet PBDNJ në zgjedhjet e parakohshme në Himarë

Organizata OMONIA është shprehur e hapur për të bashkëpunuar me Partinë “Bashkimi për të Drejtat e Njeriut” në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, si dhe në zgjedhjet e pjesshme për bashkinë e Himarës.
Kjo deklaratë për RTSH është bërë nga nënkryetari i OMONIA-s Jorgo Xhomaka.
“OMONIA dhe PBDNJ kanë një përvojë 30-vjeçare dhe është e gatshme të përballojë edhe zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë,” deklaroi z. Xhomaka.
Nënkryetari i OMONIA-s foli edhe për sa i përket çështjes Beleri.
“Kohët e fundit na ka tërhequr vëmendjen çështja Beleri dhe jemi të preokupuar për çlirimin e kryetarit të zgjedhur të OMONIA-s në baashkinë e Himarës. Ne kemi shumë besim,” u shpreh nënkryetari i OMONIA-s.
Ky formacion politik ka pasur rënie të ndjeshme të fuqisë elektorale në zonat që banohen nga anëtarët e minoritetit etnik grek gjatë përballjeve elektorale të 10 viteve të fundit.
/rtsh.al/