E Martë, 3 Nëntor 2026

Tabaku: Koha që Veliaj të japë llogari ligjore për incineratorin e Tiranës

Deputetja e PD, Jorida Tabaku që ka drejtuar dhe Komisionin Hetimor të Incineratorëve i është përgjigjur me një status në Facebook videos së publikuar nga Erion Veliaj, lidhur me zhvillimet e fundit në Bashkinë e Tiranës, ku organet e drejtësisë kanë attestuar disa zyrtarë të lartë të saj për afera korruptive. Ajo veçmas është ndaluir në deklaratën e tij se  nuk ka asnjë firmë në asnjë aferë.

“Ka një kohë për të korrur frutet e farës që ke mbjellur” është shprehur deputetja e PD që e ka denoncuar çështjen e incineratorëve që në vitin 2017. Ajo ka nënkuptuar që Veliaj po korr tani farën e korrupsionit që ka mbjellur në Bashkinë e Tiranës dhe veçanërisht në aferën e incineratorëve.

Tabaku i ka sjellë në vëmendje Veliaj shkresën 9275/1 e 27 marsit 2015 me të cilën sipas saj Veliaj ka pranuar që të firmosë në emër të gjithë qarkut për një angazhim prej 90 mln eurosh për incineratorin e Tiranës. 

Pak muaj më parë Taulant Tusha, një njeri i rëndësishëm në Bashkinë e Tiranës, u arrestua sepse ka qenë anëtar i Komisionit të Vlerësimit të OFertave tek Incineratori Tiranës. Menjëherë pas kësaj Velaj deklaroi se Incineratori nuk ekzistonte duke u tërhequr nga deklaratat e mëhershme.

Tabaku në fund deklaroi se tanimë koha e regjisë ka përfunduar dhe se duhet të mbahet përgjegjësi ligjore, morale dhe politike. “Të gjithë presim që të thërriten para përgjegjësisë Erion Veliaj, që ka hedhur firmën tek afera e Incineratorit të Tiranës. Dita për të pasur frikë ligjin e mbi të gjitha për të korrur frytet e farës së sistemit e modelit që ka krijuar.” shtoi Tabaku ndërsa sjell faksimilen e dokumentit të firmosur nga zoti Veliaj.

/ rtsh.al /

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›