E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

ONS publikon shifrat, shqiptarët në top 10-she për lindjet në Britaninë e Madhe

Zyra për Statistikat Kombëtare ka zbuluar se shqiptarët renditen në top 10-shen e listës, sa i përket lindjeve në Britaninë e Madhe. Sipas ONS, në 2021 kanë lindur 3000 foshnja nga nëna shqiptare në Britaninë e Madhe. Por shifrat e publikuara nga ONS kanë ngritur pikëpyetje lidhur me popullsinë e vërtetë të shqiptarëve në Britaninë e Madhe e cila sipas shifrave zyrtare është më pak se 50 mijë.

 “Shqipëria u zhvendos në dhjetë vendet e para më të zakonshme të lindjes si për nënat jo të lindura në Mbretërinë e Bashkuar, ashtu edhe për baballarët e lindur në Mbretërinë e Bashkuar për herë të parë,” tha ONS.

Ish-ministri i Zyrës së Brendshme Sir John Hayes ka ngritur pikëpyetje nëse shqiptarët shkojnë ilegalisht në Britaninë e madhe apo sigurojnë viza me mënyra të tjera.

“Është e çuditshme që duhet të ketë kaq shumë foshnje të lindura këtu nga prindër shqiptarë, duke pasur parasysh statistikat zyrtare për numrin e tyre. Mbetet duke pyetur nëse një numër i madh i shqiptarëve janë këtu ilegalisht apo nëse atyre u jepen viza me ndonjë mjet tjetër, dhe nëse po pse”, tha ai.

Peter Walsh i Observatorit të Migracionit në Universitetin e Oksfordit tha se të dhënat e disponueshme të imigracionit nuk japin një shpjegim të qartë se pse Shqipëria është zhvendosur për herë të parë në dhjetë vendet e para më të zakonshme të lindjes për prindërit emigrantë.

“Shpjegimet e mundshme për këtë përfshijnë vlerësimin e popullsisë së ONS që është shumë i ulët [për shembull për shkak të migrimit të parregullt ose reagimit të ulët ndaj sondazheve të qeverisë], ose që shqiptarët kanë më shumë gjasa të jenë në moshë riprodhuese dhe si rrjedhim të kenë më shumë fëmijë”, tha ai, raporton Daily Mail.

Ndërkohë, norma totale e lindshmërisë së Anglisë dhe Uellsit u rrit për herë të parë që nga viti 2012, megjithëse është ende më e ulët se çdo vit tjetër në rekord.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›