SHBA, Pelosi: Asnjë ish-president nuk është mbi ligjin, madje as presidenti

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, ka pranuar se kontrolli i FBI-së në shtëpinë e ish-presidentit, Donald Trump në Mar-a-Lago është një “hap mjaft serioz”. Ajo thotë se “asnjë ish-president nuk është “mbi ligjin”.
Në një intervistë me NBC, Pelosi kundërshton komentet e liderit të pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, i cili tha se republikanët do të hetojnë Departamentin e Drejtësisë mbi kërkimin “kur republikanët të marrin përsëri Dhomën” në zgjedhjet e ardhshme afatmesme. Por Pelosi që pretendon se demokratët do të fitojnë Dhomën.
“Ne besojmë në shtetin e së drejtës. Kjo është ajo që ka të bëjë me vendin tonë. Asnjë person nuk është mbi ligjin, as presidenti i Shteteve të Bashkuara, madje asnjë ish-president i Shteteve të Bashkuara”, thotë ajo. BBC
/rtsh.al/