E Shtunë, 31 Tetor 2026

OPEC, e shqetësuar për rënien e kërkesës për naftë

OPEC, Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës, sipas të dhënave më të fundit shprehet e shqetësuar për rënien e kërkesës për naftë. Kyorganizëm ka raportuar se kërkesa për naftë në nivel global, do të bjerë ndjeshëm. Ky parashikim që bën Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës, vjen si rezultat i studimeve më të fundit të kryer nga ekspertët e këtij institucioni ndërkombëtar. Gjatë takimit në nivel ministror me përfaqësues të Bashkimit Europian në Vjenë, përfaqësues të OPEC-ut kanë shprehur shqetësimin e krijimit të një stoku, si pasojë e rënies së kërkesës për këtë produkt. Sipas prodhuesve kryesorë të arit të zi në botë, kjo situatë do të krijohet nga kriza financiare globale, e cila ka shkaktuar edhe recensionin ekonomik, por edhe nga ecuria aspak e qartë e çmimeve në bursa. Çmimi i naftës në orët e fundit, në bursat botërore shënoi rënie, duke u shitur me 60 dollarë një fuçi. Duke komentuar rënien e çmimit, ekspertët sqarojnë se kjo ulje pritej, duke marrë parasysh se javën e kaluar një fuçi shitej për 72 dollarë. Sipas disa ekspertëve, korrigjimi i çmimit është i vonuar, edhe pse në vijë paralele me stabilizimin e dollarit amerikan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›