OPEK-u, ne dhjetor masa per stabilizimin e tregut

Presidenti i OPEK-ut, ministri algjerian i Energjise, Chakib Khelil, deklaroi dje se organizata duhet te merrte "nje vendim te rendesishem" gjate nje mbledhjeje te parashikuar per me 17 dhjetor ne Oran, ne Algjeri, per te ndaluar renien e kursit.
“OPEK-u duhet te marre nje vendim te rendesishem per te stabilizuar tregun. Nuk mund te stabilizojme tregun me nje vendim si ai qe eshte marre se fundi", deklaroi Khelil ne Tuniz.
Nderkohe drejtori i pergjithshem i kompanise franceze te naftes, “Total”, Christophe de Margerie e ka konsideruar te drejt reagimin e OPEK-ut per cmimin e naftes.
"OPEK-u nuk mund te mos reagoje, aq me teper qe me çmimin me pak se 50 dollare per fuçi, nje numer i madh vendesh prodhuese nuk do te kene me te ardhura te mjaftueshme per te mbuluar shpenzimet", tha ai.