E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, mbyllet greva e te denuarve

Mbyllet greva e te burgosurve ne Greqi. Qeveria greke dhe perfaqesues te te denuarve arriten nje marreveshje pas oresh te gjata negociatash, ku rezultati ishte miratimi ne parlament me urgjence i nje pakete me ndryshime ne kodin penal e nga ku perfitojne lirine se shpejti rreth 5500 te burgosur.

Nder me kryesoret ishte deklasifikimi i padise per mbajtjen e sasive te vogla te marihuanes nga trafik droge ne perdorim vetjak i lendeve narkotike.

1100 te denuar te tjere pritet te lirohen nga ndryshimi i kodit penal dhe per nje periudhe te caktuar ata duhet te paguajne nje tarife prej 20 eurosh ne dite.

9 persona do te lirohen per arsye humanitare pasi jane te prekur virusi Hiv.

Nga ndryshimi perfitojne edhe te denuarit shqiptare, per te cilet gjithsesi menyra e denimit ne gjykata nuk eshte e drejte.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›