Siria kerkon mbylljen e hetimit te ANEB-it

Ibrahim Othman theksoi se priste qe Siria do t'i qendronte nje marreveshjeje te shkruar me inspektoret e OKB-se qe lejonte vetem nje vizite ne qendren Al-Kibar, qe ndodhi qershorin e kaluar, dhe "nuk do te lejoje nje vizite tjeter".
Por ne nje raport te Agjencise Nderkombetare te Energjise Berthamore e publikuar diten e merkure thuhej se kompleksi sirian i shkaterruar ne vitin 2007 nga nje sulm izraelit kishte nje numer karakteristikash te ngjashme me ato te nje reaktori berthamor dhe se inspektoret e OKB-se kishin gjetur disa gjurme uraniumi ne kete vend.
Zbulimet, e bazuara ne fotot satelitore, si dhe ne kampionet e tokes dhe ujit te marra nga hetuesit e OKB-se, nuk ishin te mjaftueshme per te dale ne perfundimin e ekzistences se nje reaktori.