OPOZITARIZEM? PSE JO NE SHQIPERI!
Ndërsa shteti shqiptar dita me ditë i afrohet njëqind-vjetorit, historia e sistemit politik që ai ka përshkuar shfaqet në formën e një pikëpyetjeje dramatike: A ka pasur, kur ka pasur dhe sa ka pasur opozitë dhe opozitarizëm në këtë vend?
Drejtpeshimi i botës natyrore dhe njerëzore është rregulluar në mënyrë të përpiktë nëpërmjet opozicioneve. Ka ditë dhe natë, ka dimër dhe verë, ka jug e veri, ka zonja dhe zotërinj, ka qeverisës e të qeverisur, ka pushtet dhe opozitë. Kur këto antinomi janë çekuilibruar, edhe ekosistemet natyrorë por dhe jeta sociale nuk kanë shkuar mbarë.
Në Shqipëri opozitarizmi nuk ka traditë. Formalisht e juridikisht ka pasur opozitë vetëm në vitet 1920-1923, që përbëjnë një prej periudhave më të ndritura të parlamentarizmit shqiptar; si dhe prej fundit të vitit 1990 e këndej. F. Noli nuk arriti të zhvillonte zgjedhje dhe të krijonte parlament, me apo pa opozitë. A. Zogu, qoftë në periudhën republikane, qoftë në periudhën mbretërore, me statut nuk lejoi ekzistencën e opozitës, qeverisi pa opozitë. Në vitin 1945-1946 një grupim i vogël liberal-demokratësh e liberal-komunistësh u përpoq të luante rolin e opozitës, por "grupi i deputetëve" përfundoi në litar. E. Hoxha qeverisi me dorë të fortë, pa i shkuar kurrë në mendje për të drejtën e alternatives politike. Mblidh e zbrit, hiq e shto, në afro një shekull jetë, Shqipëria është qeverisur me opozitë vetëm 20-22 vjet. Shumë pak për historinë politike të një vendi dhe ndoshta çelësi i gjithë çrregullimeve historike katastrofale që ai ka njohur.
Gjithsej dy dekada dhe jo më shumë opozitarizëm i lejuar. Por, edhe gjatë këtyre dy dekadave nuk mund të thuhet se opozitarizmi ka lulëzuar. Përkundrazi, shpesh herë është shtruar pyetja tjetër po aq dramatike: Opozita është e lejuar, por a ka në të vërtetë opozitë në këtë vend? Domethënë, a është gjysma tjetër e pushtetit, ajo që kontrollon politikisht veprimtarinë e qeverisë dhe nuk lejon shmangien prej vullnetit politik të qytetarëve? Asgjë nuk më grish të them të kundërtën e asaj që perceptojmë në të përditshmen tonë qytetare. Një varfëri tejet e pamëshirshme më sjell ndërmend gjithë trashëgiminë historike politike të vendit.
Megjithatë, me apo pa opozitë, shteti shqiptar, ai ashtu si ka qenë dhe është, u ka mbijetuar përplasjeve të historisë. Ekuilibri social-politik i tij, nëse do të ravijëzojmë në mënyrë analitike ekzistencën e tij, është rregulluar jo nëpërmjet antinomisë "pushtet-opozitë", por përmes faktorit "luftë politike". Sa për luftën politike, Shqipëria mund të mburret që ç‘ke me të. Qeveria e Vlorës kundër qeverisë së Durrësit. Esad Pasha kundër I. Qemalit. Grindje ndërqytetare për kryeqytetin. Edhe Shijaku ka pretenduar të jetë kryeqyteti i Shqipërisë. Anadollakët kundër oksidentalistëve. Opinga kundër bejlerëve. As e pashës, as e mbretit. Atentate politike në selinë e Parlamentit, në rrugët e sheshet e Tiranës, në mes të Parisit a të Vjenës. Pushka e shqiptarit i ka larë mirë hesapet politike sa herë dikujt i është dashur. Lufta politike ishte "forca lëvizëse" e qeverisjes komuniste. "Tani është radha juaj", u pati thënë prindërve dikur S. Ngjela, dhe nuk gaboi në parashikim. Udhëheqësi zbulonte çdo vit një grup armiqësor, derisa doli se edhe Kryeministri, njeriu i tij më i afërt, kishte qenë armik, madje armiku më i rrezikshëm.
Në fundin e viteve 1990, njerëzve u lindi shpresa se Shqipëria po hynte në rrugën e zhvillimit normal politik, duke pasur atë rregullim që sjell vetvetiu antinomia "pushtet-qeveri". U themelua opozita e parë politike, me program të djathtë dhe me populizëm të majtë. Partia Komuniste vendosi të kthehej në parti parlamentare dhe pranoi të përballonte konkurrencën, duke hequr dorë nga privilegji kushtetues i hegjemonisë mbi pushtetin. Pikërisht në atë kohë lindën dhe dyshimet e para nëse po krijohej vërtet një sistem politik parlamentar me të gjitha virtytet dhe tagrin e vet. Ishte koha kur salla e shfaqjeve të Akademisë së Arteve mbushej me intelektualë që e kishin kuptuar se thjesht kishte ndërruar forma e luftës politike dhe mbi atë bazë ishin krijuar rreshtimet e reja, sepse në të vërtetë as opozita nuk e kishte marrë fytyrën që duhej, as pushteti i vjetër nuk ishte i gatshëm të dorëzohej apo tërhiqej. Revolucioni mbaroi, tani është koha t‘i kthehemi mendjes dhe punës. Ky mesazh u vinte publikisht intelektualëve që preferuan t‘i ikin rrugës dhe manifestimit publik pikërisht nga një prej tribunave të mendimit të SHBA, që i pati kushtuar kryeartikullin zellit shqiptar për të jetuar në mënyrë revolucionare.
Ishte koha kur një grupim i vogël njerëzish të mendjes bënë hapin e parë për institucionalizimin e një opozite mirëfilli si të tillë. Ata themeluan institucionin e refleksioneve, pikërisht atë institucion që pretendonte ta kthente luftën politike në opozitarizëm. Dhe kjo nuk mund të bëhej si ndodhte atëherë, me mitingje e antimitingje, "vullnetarët e Enverit" kundër "shoqatës së të përndjekurve", por duke formuluar alternativën. Si të qeveriset Shqipëria ndryshe! E jo si ta marrim pushtetin.
Stina e refleksioneve shenjuar në disa botime të asaj kohe, ishte një përpjekje e paarrirë për të tejkaluar format e vjetra të marrjes dhe dëbimit nga pushteti, duke krijuar mitin e mendimit e të alternativës. Një përpjekje e paarrirë, sepse koha provoi që sezoni i refleksioneve nuk u kthye dot në një prirje zhvillimi shoqëror e politik, nuk iu imponua dot partive që funksiononin e vazhdojnë të funksionojnë si kështjella të kryetarëve dhe të autokracisë. Madje edhe vetë ata që deshën ta kthejnë popullin politik nga manifestimet në rrugë te vramendjet në salla, shumë shpejt me sa duket e ndjenë veten të pafuqishëm për të ndikuar në rrjedhën e zhvillimeve dhe në fatin e opozitarizmit.
Është shumë e vështirë ta pohosh, ta pranosh dhe ta shpjegosh pse në Shqipëri opozitarizmi nuk ka shkëlqyer ndonjëherë, duke përfshirë edhe dy dekadat e fundme. Pushteti qarkullon, sido që me vështirësi, nga njëri krah në tjetrin, e që këtej si mund të thuhet se nuk paskemi opozitarizëm? Sepse, në fund të fundit, edhe Parlamenti ka të majtë e të djathtë, ashtu si në kohën kur lindi për herë të parë opozitarizmi, kur "girondin e jacobin" të Komunës së Parisit, u ndanë në formën e krahëve politikë. Në të vërtetë, të gjitha këto janë vetëm një dekor opozitarizmi, ashtu siç e patën përcaktuar protagonistët e refleksioneve, të cilët edhe vetë me kalimin e kohës u bënë pjesë e këtij dekoracioni. Nuk ka rezultuar më pas as edhe ndonjë provë apo sprovë. Gjithsecili zuri një vend: dikush politikisht i angazhuar, dikush midis politikës e mendimit, dikush individ i vetëveçuar.
Opozitarizmi në Shqipëri ka lulëzuar me shkëlqimin e shkrepjes së një vetëtime, duke mbetur në një gjendje dehje emocionale dhe sporadike që nuk njohu themele të forta për t‘u formësuar e rritur si e tillë me mendim dhe platformë. Më pas ka ardhur errësira e mendimit dhe lufta e vjetër politike. Fushata e fundme e zgjedhjeve ishte shembulli më i mirë i një gare palësh në luftë politike. Kjo, sepse edhe sezonet e lëvizjeve të mendimit dhe të shprehjes së shpirtit idealist në Shqipëri kanë qenë thjesht stacione të shkurtra kalimtare në rrugën e gjatë njëshekullore të jetës së shtetit politik. Pak opozitarizëm e shumë luftë politike në jetën e vendit, sepse ka pasur akoma dhe më pak idealizëm ndër mendimtarët apo refleksionistët e tij. Mendja njerëzore politike "pushoi" së reflektuari dhe vendin e saj e zuri veprimi politik. Këta të cilët e kanë pasur vokacion të brendshëm zhvillimin e opozitarizmit, lanë garën në mes, e nuk mundën ta çojnë qëllimin deri në fund, e bashkë me garën braktisën edhe refleksionet duke iu rikthyer rrugës, stadiumeve, kuvendeve kombëtare popullore me frazeologji të parafabrikuar në zyra e të shkëputura nga realiteti, pa përfytyrime afatgjata, dhe aspak si të rilindësve që ëndërronin një Shqipëri zonjë, por as si të fanolistëve që morën arratinë nga vendi pas restaurimit të legalitetit, apo si të grupit të deputetëve në vitin 1946.
Si të ringjallet opozitarizmi, si të funksionojë parlamentarizmi, si të kthehet lufta politike në garë alternativash, si të shpëtohet nderi i vendit nga mungesa e mekanizmave bazë të rregullimit shtetëror; të gjitha këto, vërejtje që natyrisht nuk do të gjenden në raportin përfundimtar të OSBE-së dhe as në zyra të tjera europiane, por që për asnjë arsye tjetër do të mbeten shpjegimet e fundme që na bënë të njohur e na nxorën në spikamë, zgjedhjet e fundme të qershorit.