Kosova, si Shqipëria: Kamera vëzhgimi në qendrat e votimit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ende nuk e ka qartë nëse do të mundet t‘i japë përgjigje pozitive kërkesës së një prej partive politike në Kosovë për vendosjen e kamerave në secilin vendvotim në Kosovë. Aleanca Kosova e Re (AKR) ka kërkuar, javën e kaluar, që mundësia e keqpërdorimit të votës të parandalohet me anë të kamerave vëzhguese. Bëhet fjalë për një ndërmarrje ambicioze, pasi kërkon vendosjen e të paktën 730 kamerave në secilën qendër votimi me një sistem komande nga qendra.
Kryesuesja e KQZ-së, Nesrin Lushta, thotë se nuk mund ta komentojë kërkesën pa marrë një vlerësim nga Këshilli për Buxhet që vepron brenda komisionit.
"Çështja e kamerave është përmendur shumë. Unë i kam njoftuar anëtarët e KQZ-së se AKR ka bërë kërkesë zyrtare për vendosjen e kamerave në vendvotime. Mirëpo KQZ nuk mundet të vendosë aty për aty rreth kësaj", shprehet ajo. Në kërkesën e vet, AKR ka arsyetuar me ato që i quan "keqpërdorime të votave" gjatë zgjedhjeve të vitit 2007, që sollën anulimin e votave në 40 qendra votimi me rreth 30 mijë zgjedhës. Në instancë të fundit, vendimi për vendosjen e kamerave duket se do t‘i mbetet Ministrisë së Financave në qeverinë e Kosovës, e cila do të duhej të alokonte mjete shtesë për këtë operacion.
Në buxhetin aktual prej 8.3 milionë për KQZ-në dhe zgjedhjet e këtij viti nuk është parashikuar vendosja e kamerave nëpër vendvotime. Megjithatë, Lushta është e bindur se kontestime të tilla të procesit në zgjedhjet e 15 nëntorit nuk do të ketë në asnjë vendvotim në Kosovë. "Transparencë do të sigurojmë edhe në përbërjen e komisioneve komunale të zgjedhjeve, si dhe në komisione në vendvotime, të cilat do të reflektojnë përbërjen e komisioneve komunale zgjedhore", thotë ajo. Gjykatësja nga Mitrovica shprehet e bindur se deri më tani KQZ ka arritur ta respektojë secilin afat përgatitor. "Nuk është lehtë të organizohen zgjedhjet pa OSBE-në, mirëpo ne po punojmë me një dinamizëm shumë të madh, ashtu edhe siç e kemi planifikuar në bazë të një kalendari pune, në të cilin kemi përfshirë aktivitetet kyçe të lidhura me afatet", thotë ajo.
Por refuzimi i OSBE-së për t‘i monitoruar zgjedhjet, për Lushtën nuk nënkupton se kjo organizatë ka mbetur tërësisht jashtë procesit. "Nuk ma merr mendja se do të vihemi në një pozitë të keqe, për arsye se ne gjithnjë, në baza ditore, kemi kontakte me OSBE-në, e cila i ka organizuar të gjitha zgjedhjet e kaluara në Kosovë dhe ka përvojë të madhe në këtë fushë", shprehet ajo. Arsyeja pse OSBE apo mekanizma të kësaj organizate (ODIHR) nuk pranojnë vëzhgimin e zgjedhjeve në Kosovë është pozicionimi i saj si "neutrale" ndaj statusit të Kosovës. Në rrethana të tilla, KQZ-së i duhet të kërkojë mbështetje nga organizata të tjera ndërkombëtare. Lushta thotë se i ka drejtuar një kërkesë Komisionit Europian. "Ne i kemi bërë kërkesë zyrtare Komisionit Europian, por nuk kemi marrë ende përgjigje. Ata na kanë premtuar se shumë shpejt do të na japin një përgjigje konkrete", thotë kryesuesja e KQZ-së.