ORA: Të instalohen kamera në vendvotime
"Sot po ripërsërisim kërkesën tonë duke iu bashkangjitur insistimit të tri partive opozitare (AAK, AKR dhe LDD) për instalimin e kamerave në qendrat e votimit, në mënyrë që procesi zgjedhor të jetë sa më transparent", thanë drejtuesit e ORA-s sot në një konferencë shtypi. Sipas kësaj partie, "arsyetimi i KQZ-së mbi koston e montimit të kamerave nuk qëndron".
"Kostoja më e lartë që mund t'i rëndojë Kosovës është mosrespektimi eventual i rezultateve zgjedhore si pasojë e dyshimeve të mundshme të subjekteve politike, që do të krijonte tendosje politike me gjithë pasojat që ato i sjellin", tha nënkryetari i Partisë Reformiste ORA, Besnik Krajku.