AKR: Qeveria të ndërmarrë hapa drejt integrimit
Në një konferencë për media, deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AKR-së, Njomza Emini, ka sugjeruar që “Kosovës i duhet një lobim më i fortë, më aktiv në Bruksel, andaj Ambasadës së Kosovës në Bruksel duhet krijuar kushte më të mira si dhe të kompletohet me staf profesional”.
“Fuqizimi i kësaj Ambasade nuk do të ndihmonte në procesin e liberalizimit të vizave, por do të ndihmonte Kosovën në çdo aspekt që lidhet me integrimin evropian kur dihet se Serbia ka një lobim shumë aktiv kundër Kosovës. Për më tepër, Qeveria e Kosovës duhet të bëjë më tepër rreth plotësimit të standardeve të nevojshme për liberalizim të vizave, duke i dhënë prioritet zbatimit të Planit të hartuar nga Ministria e Punëve të Brendshme për këtë qëllim”, ka thënë Emini.
AKR i rekomandon Qeverisë së Kosovës që në momentin kur Komisionit Evropian t’i bëjë publike të gjeturat e Studimit të Fizibilitetit, të hartojë/miratojë një Strategji për Integrimin e Kosovës në BE, strategji kjo e cila do të parashihte objektivat më afatgjatë së çfarë Kosova do të bëjë për të përshpejtuar procesin e integrimit të Kosovës në BE. /telegrafi/start