E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE Duhet dialog politik mes paleve qe te arrihen reformat me 3/5-at e votave

Duhet dialog politik mes palëve që të arrihen reformat me 3/5 e votave dhe ky dialog duhet të arrihet vetëm në parlament.

U shpreh kështu ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Wolfarth, gjatë vizitës së tij në landfillin e Bushatit.

Ambasadori gjithashtu komentoi edhe ligjin e mbetjeve i cili është rikthyer nga Presidenti i Republikës, duke thënë se është një proces demokratik, ajo që është më rëndësi është që Shqipëria të ketë një ligj të mirë për mbrojtjen e ambientit sepse ka pasuri të mrekullueshme natyrore.

Ndërsa u shpreh se OSBE ka ofruar asistencën e saj për ligjin e mbetjeve.

Ndwrkaq, ambasadori Wolfart u shpreh mjaft i impresionuar edhe për Landfillin e Bushatit si një impiant për grumbullimin e mbeturinave i cili sipas tij, i plotëson gjitha standardet dhe shërben për qarkun e Shkodrës dhe të Lezhës.

Gjatë kësaj vizite, ai ishte i shoqëruar nga kryekomunari i Bushatit Zef Hila dhe përfaqësues të zyrës rajonale të OSBE-së në Shkodër.

Ambasadori Wolfart do qëndrojë dy ditë në qytetin e Shkodres ku do zhvilloj takime pa pranin e mediave në Prokurorinë e Shkodrës dhe në Policinë e Qarkut.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›