Topalli Ligjet qe duan 3/5-at e votave per here te dyte ne komisione
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli mblodhi sot Konferencën e Kryetarëve, ku morën pjesë Kryetarët e Grupeve Parlamentare, Nënkryetarët e Kuvendit dhe Kryetarët e Komisioneve parlamentare.
Kryetarja e Kuvendit në këtë mbledhje propozoi që, ligjet që kërkojnë 3/5 e votave, të kthehen për herë të dytë në komisione parlamentare, pas rikthimit që i është bërë një herë në komisione gjatë muajit shtator.
Kjo si një ofertë tjetër për t’i dhënë mundësi përsëri opozitës të sjellë propozime për këto ligje, për të çuar kështu përpara procesin e zbatimit të 12 rekomandimeve të BE-së.
Kryetarja e Kuvendit theksoi se: “Ligjet me 3/5 kanë qenë gjithnjë në axhendën e parlamentit dhe unë si Kryetare e Kuvendit kam gjithë vullnetin pozitiv për të bërë çdo gjë për ta çuar këtë proces përpara.
Axhenda integruese është axhenda jonë parlamentare, është axhenda jonë kombëtare.”
Kryetari i Grupit parlamentar socialist, Ruçi dhe Nënkryetari i Kuvendit, Dokle, kërkuan që në kalendarin 3 javor të punimeve të parashikohet rishikimi i Rregullores së Kuvendit.
Kryetarja e Kuvendit sqaroi se rishikimii Rregullores është tashmë i përfshirë në kalendarin e punës, i votuar në datë 13 tetor 2011 në seancë plenare.
Pas diskutimeve, Konferenca vendosi që ligjet që kërkojnë 3/5 e votave të Kuvendit, të shqyrtohen për herë të dytë në komisionet përkatëse parlamentare.
Kryetarja e Kuvendit dhe Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike i bënë edhe një ofertë tjetër opozitës.
Kryetari i Grupit parlamentar të PD-së, Patozi ofroi që, nga tre kandidatura që propozohen dhe miratohen nga Kuvendi për Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, një të propozohet nga PD-ja, një nga PS-ja dhe një ga LSI-ja, si shprehje e vullnetit për bashkëpunim.