E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE Kodi ndryshime kunder votimit familjar

Ambasadori i OSBE-se ne vendin tone Eugen Uollfarth kerkon permiresimin e Kodit Zgjedhor ne disa nene qe kane te bejne me barazine gjinore si dhe me zhdukjen e votimit familjar. Ne takimin e katert rajonal rritja e kapacitetit te grave per rrjetezimin ne rajonin e Gjirokastres Uollfarth tha se keto veprimtari synojne mbledhjen se bashku te grave udheheqese nga qeverisja vendore shoqeria civile partite politike rrjetet ekzistuese te grave me qellim rritjen e kapaciteteve te grave per rrjetezim si dhe per te nxitur shkembimet ne nivel lokal por edhe per te nxitur pjesemarrjen e gjere te grave ne jeten politike dhe publike. Me afrimin e zgjedhjeve vendore te majit 2011 kemi nje mundesi te shkelqyer per te pare nese klasa politike shqiptare e ka vertet seriozisht adresimin e ceshtjes se pabarazise gjinore. Le te jemi edhe nje here te qarte perqindja e keshilltareve te zgjedhura ne Keshillat Bashkiake dhe komunale duhet te rritet nga baza e ulet aktuale prej 10 theksoi ambasadori. Sipas tij duhet te behen vecanerisht perpjekje me te medha per te garantuar ndermarrjen e sanksioneve me te rrepta ndaj cdo shkeljeje te kuotes gjinore. Fakti qe Kodi aktual lejon gjobitjen e partive politike ne nje vlere te paperfillshme prej 300 dollaresh per shkelje te kesaj natyre eshte sinqerisht i papranueshem jashte kohe dhe i papershtatshem per nje vend qe pretendon se eshte serioz rreth barazise gjinore u shpreh ai duke kerkuar gjithashtu qe te eliminohet praktika e kundershtueshme te te ashtuquajturit votim familjar.
Konsumatoret pagesa si ne 2010. Meta Kete here enti ne mbrojtje te konsumatoreve

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›