E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ristani Do te djeg fletet e votimit

Me sa duket do te marre fund odiseja e sterzgjatur e fleteve te votimit te zgjedhjeve te 28 qershorit te vitit te kaluar. Pas nje beteje permbi nje vjecare dhe pas heqjes dore te socialisteve dhe gjithe opozites nga perdorimi i ketyre fleteve per hetimin e zgjedhjeve te vitit te kaluar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me sa duket eshte i gatshem qe ne funksion te pergatitjes per zgjedhjet vendore te 8 majit te beje djegien e tyre ne zbatim dhe te nenit 178 te Kodit Zgjedhor. Keshtu ne pritje qe oferta e shkruar e socialisteve te marre nje pergjigje nga mazhoranca kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve deklaron se nuk do te devijohet nga asnje prej neneve te Kodit Zgjedhor. Sipas Arben Ristanit nuk mund te kete marreveshje politike ne kundershtim me ligjin. Menjehere pasi KQZ te vendose per pastrimin e kutive fletet do te digjen dhe materialet zgjedhore do te shkojne ne Arkivin e Shtetit pikerisht ashtu sic parashikon neni 178. Ne rast se do te nise puna per pastrimin e kutive rrjedhja e punes do te jete ajo qe parashikon Kodi Zgjedhor. Ne rast se do te vendoset per tu hapur dhe riperdorur do te digjen fletet e votimit dhe kunderfletet dhe do te shkojne ne arkivin e shtetit dokumentacionet qe jane per te shkuar ne arkivin e shtetit. Rastet hipotetike ne rast se nje komision i mundshem hetimor do te filloje punen do te vendoset sipas percaktimeve ligjore dhe sipas vendimmarrjes ne KQZ. Nuk mund te kete marreveshje politike qe vijne ne kundershtim me ligjin thote Arben Ristani kreu i KQZ-se. Ndersa ne kuader te pergatitjeve per 8 majin KQZ ka vendosur te trajnoje se bashku me komisioneret dhe nje grup studentesh. Keta te fundit do te hyjne ne detyre nese partite politike ndryshojne ne minute te fundit komisioneret ose i zevendesojne ata me persona te patrajtuar. Duke paralajmeruar ne kete menyre partite ne lidhje me dergimin ne kohe te emrave te komisionereve dhe per ti trajnuar ata me pas.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›