E Diel, 1 Nëntor 2026

Bie me 30 cm niveli i ujit ne Shkoder- Qeveria premton investime gjigante per shmangien e permbytjeve

07-12-2010 / Gazeta 55

Edhe Sllovenia ne ndihme te emergjences se permbytjeve ne Shqiperi ministri Imami e falenderon


Kryeministri Sali Berisha e cilesoi situaten e permbytjeve ne veri-perendim te Shqiperise si me te renden nder vite. Berisha tha se keto permbytje skishin ndodhur prej 150 vitesh ndersa konsideroi si domosdoshmeri per shmangien e depertimit te ujerave ne ultesiren perendimore investime ne projektet e rehabilitimit ne ri-ngritjen e argjinaturave si dhe ndertimin e nje By Passi per qytetin e Shkodres. Shefi i ekzekutivit tha se keta muaj do te nise puna per projektin qe do te kete perparesi Liqenin e Shkodres dhe lumin Buna. Sipas kreut te qeverise shqiptare projekti do te perfshije dhe shtetin fqinj Malin e Zi me te cilin parashikohen negociata per thellimin e lumit Buna ujrat e te cilit tashme jane kthyer ne kercenim te vazhdueshem per qytetaret shhkodrane.


Situata


Kreu i qeverise theksoi se gjendja ne qytet eshte teper e rende nga permbytja masive qe mban nen uje 14 mije ha toke mes te cilave dhe 40 te qytetit te Shkodres. Berisha pranoi se situata eshte nje nder me te veshtirat qe ka perjetuar dhe qeveria e tij. Shefi i ekzekutivit kerkoi mbeshtetjen e qytetareve per ti ardhur ne ndihme banoreve te permbytur. Ka familje ende pa rezerva ushqimore ndaj i bej apel cdo pallati te behet nje grup per shperndarjen e ndihmave ushqimore tha Berisha. Nderkaq edhe pse situata ne qarkun e Shkodres eshte permiresuar ndjeshem permbytjet vazhdojne ende te mbajne te pushtuara siperfaqe te tera. Prej me shume se nje jave kryeqendra e veriut eshte permbytur si rezultat i shirave te dendur dhe fryrjes se liqenit te Shkodres dhe lumejve te Bunes Drinit e Kirit dhe shkarkimet e HEC.


Bie me 25-30 cm niveli i ujit ne zonat e permbytura


Shtabi i Emergjeces Civile konstatohen rreth 25 centimetra te terheqjes se ujit ne territorin e ketij qarku. Por nderkohe situata vazhdon te jete tejet problematike pasi zonat e Nenshkodres dhe te lagjes Xhabija dhe te tjerave buze bregut te Liqenit te Shkodres dhe lumit Buna vazhdojne te jene te bllokuara nga niveli i larte i ujit qe eshte i pranishem. Terheqje e nivelit te ujit eshte konstatuar edhe ne lagjen e pare hyrese te qytetit ate Bahcallek ku banesat dhe njesite tregtare qe ndodhen ne ane te rruges jane liruar nga prania e ujit. Edhe me tej ne pjesen tjeter te qytetit ne zonen e Ures se Bunes konstatohen shenja terheqjeje te nivelit te ujit. Prania e tij i cili deri nje dite me pare ishte prezent deri rreze kalase Rozafat ne mengjesin e dites se marte konstatohet se ka nje terheqje vogel por qe gjithsesi segmenti Ura e Bunes ne drejtim te brendesise se qytetit eshte i mbuluar teresisht me uje. Si rezultat i nevielit te madh te ujit i cili ne disa vende shkon deri ne dy metra thellesi qarkullimi ne kete segment rrugor eshte i pamundur. Ne keto kushte komunikimi me qytetin ne kete zone qe perfshin lagjen Xhabiaj si dhe ato periferike buze liqenit si Tophana dhe Kirasi ne njeren ane dhe Ajasma e Perashi ne krahun tjeter te lumit Drin behet vetem me mjete lundruese. Te harku i Berdices niveli i ujit eshte larguar nga aksi rrugor Shkoder-Tirane i cili ishte i bllokuar prej gati nje javesh nderkohe qe ne pjesen tjeter ate Shkoder-Velipoje vazhdon te jete i pranishem. Ne keto kushte qarkullimi i automjeteve ne rrugen nacionale drejt Tiranes dhe anasjelltas eshte e qarkullueshme nga te gjitha tipet e automjeteve.


Shifrat e fundit nga Shtabi i Emergjencave


- 14 mije ha toke


- 2600 shtepi te permbytura


- 2700 te rrethuara nga uji


- 14000 persona te evakuar


- Niveli i ujit sot ka pesuar renie deri ne 30 cm nga 12 cm qe u shenua dje


Sllovenia gati te ndihmoje zonat e permbytura


Sllovenia eshte vendi i radhes qe ka treguar gatishmerine te ofroje ndihma per banoret e prekur nga permbytjet ne Shkoder. Bashke me mbeshtetjen financiare qe ofron Ministrja Sllovene e Mbrojtjes Lubica Jellushic i ka premtuar homologut te saj Arben Imami se Sllovenia do te mbeshtese Shqiperine edhe ne anetaresimin e saj ne BE. Keto deklarata Ministrja Sllovene i beri ne nje konference te perbashket per shtyp ne Ministrine e Mbrojtjes. Shume vende fqinje jane treguar te gatshem te ndihmojne me ushqime apo veshmbathje banoret e permbytur. Kosova do te ofroje mjete dhe forca te specializuara ne evakuimin e njerezve por edhe ne grupe mjekesh si nje shenje solidarizimi ne rast fatkeqesish. Pas pritjes ne Ministrine e Mbrojtjes Ministrja Jellushic u takua edhe me kryeministrin Berisha.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›