E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE Presim zgjedhje me standarde ska ndryshime ne Kod

Lezhe 17 mars NOA 8211 Ambasadori i OSBE-se ne Shqiperi Eugen Wollfarth deklaroi sot se nderkombetaret presin qe zgjedhjet e 8 majti te zhvillohen me standarde. Nga qyteti i Lezhes ku ka zhvilluar nje takim me drejtuesit vendor perfaqesuesi i OSBE-se ka theksuar se kushtet per zgjedhjet ekzistojne ndersa ka shtuar se nuk ka kohe per ndryshime ne Kodin Zgjedhor para zgjedhjeve te 8 majit.

Ne shpresojme qe te mos kete ndryshime te papritura dhe ato ndryshime thelbesore mund te kryhen vetem pas perfundimit te zgjedhjeve te majit. Listat zgjedhore kane qene mjaft te hapura dhe me nje transparence te dukshme por ato ndryshime te duhura mund te kryhen. Kemi te gjitha mundesite per te zhvilluar zgjedhje te lira dhe te drejta pasi ekzistojne si partite politike kodi zgjedhor dhe nje prezence mjaft e madhe e organizmave te huaja dhe kjo e garanton ate qe thame me lart. Ne presim qe te kete zgjedhje te lira dhe te drejta ate qe realisht presin qytetaret tha sot ambasadori i OSBE.

Nje dite me pare edhe ambasadori i SHBA-ve Aleksander Arvizu u shpreh se nuk ka me kohe per ndryshime ne ligjin elektoral dhe ka kerkuar bashkepunimin e forcave politike per te realizuar nje proces me standarde.

a.k/NOA

Lajme te ngjashmeBerisha Regjistrimi i PS per 8 Majin permbushje e nje detyrimi kushtetuesUollfarth 8 maji partite te bejne detyren per zgjedhjet LSI cel neser fushaten ne kryeqytet prezantohen emrat dhe synimet e 8 majitMeta ne Lezhe 8 maji festa e votes se lire vazhdimesia e projekteve te medhaTopi me ambasadoret Te respektohen detyrimet kushtetuese per zgjedhjet e 8 majit Lidhje8 maji Eugen Wollfarth Lezhe zgjedhjet

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›