OSBE-ODIHR Zgjedhjet vendore ne Shqiperi konkurruese dhe transparente

Zgjedhjet vendore ne Shqiperi ishin konkurruese dhe transparente por u zhvilluan ne nje mjedis shume te polarizuar dhe nen nje fryme te theksuar mosbesimi mes partive qeveritare dhe opozites thane sot vezhguesit nderkombetare te Zyres se OSBE-se per Institucione Demokratike dhe te Drejtat e Njeriut ODIHR si dhe te Kongresit te Keshillit te Evropes per Autoritetet Vendore dhe Rajonale. Vezhguesit vune ne dukje se ashtu sikurse ne zgjedhjet e meparshme dy partite me te medha politike nuk i kryen detyrat e tyre elektorale ne menyre te pergjegjshme gje qe ndikoi negativisht ne administrimin e te gjithe procesit.
Disa aspekte te ketyre zgjedhjeve hodhen bazat per perparim ne te ardhmen. Por fatkeqesisht dy partite me te medha politike perseri abuzuan me rolin e tyre per administrimin e zgjedhjeve per te vazhduar betejen e tyre politike. Te gjitha partite duhet te punojne se bashku pas zgjedhjeve per ta forcuar me tej procesin zgjedhor tha Xhonathan Stonstrit Kreu i Misionit te Vezhguesve te OSBE/ODIHR-it.
Delegacioni i Kongresit te Keshillit te Evropes ndersa mirepret faktin se votimet u zhvilluan pergjithesisht ne nje atmosfere te qete shpreh shqetesimin se polarizimi ekstrem i jetes politike mund te parandaloje dialogun konstruktiv te nevojshem sigurimin e nje qeverisjeje te mire vendore.
Sipas vleresimit te vezhguesve nderkombetare Komisioni Qendror i Zgjedhjeve punoi me transparence por vendimet per ceshtjet e debatueshme u moren sipas vijave partiake dhe jo ne baza kolegjiale. Duke mos emeruar komisioneret zgjedhore ne kohe partite me te medha thuhet me tej ne vleresim kontribuan ne minimin e besimit ndaj procesit duke vene ne pikepyetje integritetin e administrimit te zgjedhjeve.
Pavaresisht nga thirrjet e vazhdueshme per qetesi thone vezhguesit pati incidente te dhunshme gjate fushatesne shume zona. Sipas vezhguesve duket se ka patur shume me pak raste keqperdorimi te burimeve administrative megjithese ka pasur raste trysnie ndaj punonjesve publike.
Autoritetet vene ne dukje veshguesit kane bere perpjekje te konsiderueshme per permiresimin e listave te votuesve. Media ka ofruar nje shumllojshmeri pikepamjesh duke u mundesuar votuesve te bejne nje zgjedhje te informuar. Por meqenese shumica e kanaleve televizive mbeshtesin njeren ose tjetren prej dy partive te medha ka nje mungese e informimit te pavarur.
Ne diten e zgjedhjeve thuhet ne vleresimin e vezhguesve votimet shkuan relativisht mire megjithese pati disa veshtiresive procedurale. Deri tani perfundon vleresimi numerimi ka qene transparent por me vonesa ne shume zona.