Qarqet mjekesore debatojne se sa duhet te jete sasia e kripes ne ushqim

Nje studim i ri botuar ne nje reviste te njohur mjekesore amerikane arrin ne perfundimin se dieta me pak kripe mund te coje ne semundje te zemres. Zyrtaret amerikane te shendetit publik thone se amerikanet perdorin shume kripe ne ushqime. Studimi i fundit ka shkaktuar debate rreth kesaj ceshtjeje.
Polemika filloi kur studimi i publikuar ne Revisten e shoqates amerikane te mjekesises JAMA i kundershtoi keshilla nga zyrtaret e shendetit publik dhe specialistet per semundje zemre dhe rekomandoi konsumin e kripe.
Studimi perfshiu me shume se 3.600 burra dhe gra dhe i vezhgoi ata per tete vjet deri sa pjesmarresit mbushen 49 vjec. Kur te dhenat u analizuan u vu re se ata qe kishin konsumuar sasi me te ulet te kripes kishin me shume gjasa te vdisnin nga semundje kardiovaskulare. Sipas studimit konsumi i kripes shkaktoi tensionin te larte te gjakut per rreth 2.000 pjesemarres.
Ky studim u prit mire nga industria amerikane e prodhimti te kripes. . Lori Roman eshte presidente e Institutit te Kripes qe kryen kerkime per kete industri.
Deshmite vazhdojne te rriten ... se pakesimi i natriumit mund te jete i demshem dhe se pakesimi i kripes ne ushqim si nje strategji per te ulur presionin e gjakut nuk eshte zgjidhja me e mire.
Qendra amerikane per Kontrollin dhe Parandalimin e Semundjeve e kritikoi hapur studimin mbi kripen dicka qe kjo agjenci federale rralle ben. Doktor Peter Briss prane kesaj agjencie thote studimi nuk ndryshon provat qe flasin kunder perdorimit te kripes.
Kripa rrit presionin e gjakut dhe kjo rritje con ne semundje kardiovaskulare.
Dr Briss thote se studimi u krye mes nje numeri te paket njerezish dhe pjesmarresit ishin relativisht te rinj ne moshe. Ai shton se disa nga pjesemarresit qe kane vdekur kane qene duhanpires. Dr Briss thote se nuk ka prova se pakesimi i kripes ne ushqim eshte i demshem. Kesaj pikepamjeje i ben jehone edhe doktor Stephen Havas ekspert per semundje kardiovaskulare.
Studimi duhet pare ne kontekstin se sa shume prova ekzistojne. Organizata Boterore e Shendetesise u referohet provave mbi efektet e demshme te natriumi duke i quajtur perfundimtare.
Ne studimet mjekesore fjala perfundimtare perdoret rralle. Ne Shtetet e Bashkuara paralajmerimet ne paketat e cigareve thone se duhani mund te shkaktoje dhe nuk thone shkakton kancer te mushkerive dhe semundje te zemres. Por nje shumice mjekesh jane dakord se perdorimi i kripes me shumice ne ushqim shkakton semundje kardiovaskulare.
Zyrtaret amerikane te shendetit publik thone se kufiri i siperm i marrjes se kripes duhet te jete 2300 miligram ne dite. Shoqata Amerikane e Zemres thote se ky nivel duhet te jete jo me i larte se 1500 miligram.
Instituti i Kripes thote se 2300 miligram eshte shume pak.
Lori Roman e ketij instituti thote
Njerezit duhet te marrin diku mes 2500 dhe 4500 miligram kripe ne dite dhe kjo eshte shume normale dhe e natyrshme.
Dr Stephen Havas i Qendres Mjekesore prane universitetit te Marilandit thote
Ju rrezikoheni nga nje goditje ne zemer ose ne tru nese konsumoni me shume kripe sic eshte duke rekomanduar Instituti i Kripes.
Sa per studimin Dr Havas thote se eshte i dobet dhe metodologjia e tij me te meta. Zyrtaret e shendetit publik jane te shqetesuar sepse studimi eshte botuar ne nje reviste prestigjioze mjekesore.
Dr Stephen Havas thote
Studimi vetem ngaterron publikun. Nuk duhej te ishte shpallur dhe sigurisht nuk duhej te ishte botuar nga nje reviste prestigjioze.
Instituti I Kripes thote se do te deshironte perseritjen e nje studimi te tille. Nderkohe qarqet mjekesore kembengulin se njerezit duhet te kufizojne perdorimin e kripes duke ndjekur njekohesisht nje diete te shendetshme ushtrime fizike dhe nese mbipeshe te humbasin te pakten disa nga kilogramet e te teperta.