E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, sekuestrohet 4 kg drogë

Për ngjarjen, policia ka arrestuar një shtetasi, 56 vjeçari Kolë Nika, lindur në fshatin Gushtë të Komunës Temal dhe banues në lagjen “3-Herojt”, të qytetit Shkodër.

Arrestimi i tij u bë pasi në bazë të informacioneve të marra dhe gjatë kontrollit të ushtruar, në aksin rrugor Vau i Dejës - Kryebushat, në vendin  quajtur Kryebushat të rrethit Shkodër, në automjetin tip Benz, iu gjetën dhe ju sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 kg e 124 gram lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa.

Gjithashtu, policia sekuestroi 25.000 Euro, 22.000 lekë të reja, aparate celularë të markave të ndryshme si dhe mjetin tip Benz. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-05-10 10:47
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›